BRITANI E MADHE – Një 21-vjeçarje nga Britania e Madhe ka lindur dy vajza binjakë pa e ditur që ishte shtatzënë. Ndoshta do t’ju duket e çudotshme por Beth Bamford u habit kur shkoi një natë në tualet dhe përfundoi duke lindur binjakë.

4E274CEC00000578-5945619-image-a-14_1531388903280

Kur i dashuri i saj Andy Morris ishte në gjumë, Beth lindi një vajzë. Më pas, njoftoi ambulancën dhe brenda saj lindi dhe një tjetër vajzë. E reja angleze ishte vizituar më parë pasi nuk ndihej mirë, por ajo kurrë nuk kishte pasur shenja shtatzënie, i vinin periodat dhe hante si zakonisht.

4E274D1300000578-5945619-image-m-15_1531388974346

“Ishte një shokim i madh, por edhe një surprizë e bukur. Nuk e dija fare që isha shtatzënë. Po më dhimbte barku natën. Shkova në tualet dhe isha ulur kur linda fëmijën e parë. Nuk ndjeva asgjë pasi ndodhi shumë shpejt”, tregon Beth.

4E2706A700000578-5945619-image-a-4_1531385668242

Po binjaket nuk nuk janë shtatzënia e parë e 21-vjeçares, pasi ajo dhe i dashuri i saj Andy Morris kanë edhe dy vajza të tjera Andy Morris Elsa-Mae, 3 vjece dhe Alivia 2 vjeçe.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: