Aktori i humorit Albano Bogdo iu ka bërë një ftesë publike të gjitha femrave që e ndjekin në rrjetet sociale, për ta shoqëruar gjatë fundjavës në bregdet.

Aktori i humorit publikoi një video në profilin e tij në TikTok, ku shihet në një vend në breg të detit. Megjithatë vëmendjen e mori “oferta” e tij për vajzat. Albano shkruan se ato mund ta shoqërojnë, por duhet të paguajnë para sipas tij për kënaqësinë e të ndenjurit me të.
“Kush t dojë( gocë, kuptohet), unë këtu jam gjithë fundjavën. Të gjitha të paguara, përveç 700€ që do paguajë për kënaqësinë e të ndenjurit me mua.”- thuhet në shkrimin e plotë të Albanos.

Menjëherë ndjekësit e tij kanë reaguar në seksionin e komenteve, ku disa qeshin me statusin e tij, ndërsa të tjerë kanë komentuar look-un e ri të aktorit. Albano ka bërë një ndryshim të madh në pamje, pasi ka prerë flokët e tij kaçurrela, duke u shfaqur tullac në publik.

Më shumë se një vit më parë si rrallëherë Albano bëri një rrëfim serioz për jetën e tij private dhe statusin e ri. I ftuar në një intevistë ku u pyet për shumë aspekte të jetës së tij, ai vendosi të zbulonte disa detaje sekrete nga jeta e tij. Aktori i humorit tregoi historinë e veçantë të njohjes me partneren e tij të atëhershme, Jonida Sanço, eksperten në komunikim dhe marketing.

“Partneren time ma prezantoi motra e saj, e cila ishte shoqja ime e ngushtë. Ajo, duke ditur shijet e mia për vajzat, më prezantoi motrën, të cilën e propozova më vonë”- tha ai.

Por vetëm gjashtë muaj pasi i propozoi martesë partneres së tij, Albano i dha fund romancës së bukur, për të cilën foli publikisht. Ai fshiu dhe në profilet e tij në rrjetet sociale.

Panorama Plus 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: