Krahas sukseseve në fushën e muzikës, reperi i njohur Capital T, pritet të korri suksese edhe në botën e filmit.
Vetëm një ditë pas ditëlindjes së tij, artisti i njohur ka bërë të ditur një lajm të rëndësishëm për karrierën e tij.

Këngëtari ka njoftuar se po bën debutimin në një film në arenën ndërkombëtare, për krah yjeve hollivudian.

Vet Capital T, në një postim në instagram ka dhënë më tepër detaje në lidhje me projektin e ri.
Ndërsa artisti njofton se do të jetë pjesë e filmit ndërkombëtar, jep dhe një tjetër lajm të mirë që filmi do të transmetohet edhe në vendin tonë

“Jam i emocionuar të ju njoftoj se do të futem në industrinë e filmit me një projekt të mrekullueshëm të quajtur Jericho Ridge, nën drejtimin e Will Gilbey – fitueses së çmimit Bafta!
Shumë i emocionuar për të filluar përvojën time të re me yje të mëdhenj, duke filluar me Nikki Amuka Bird – e nominuar për Bafta.

Do të bëj më të mirën që ky projekt të jetë i pari nga shumë të tjerë që do të vijnë, shumë falënderime që më ftuan mua, Ëill dhe producentët Harvey Ascott, Besnik Krapi, Mark O Sullivan dhe Alex Tate.
Një lajm tjetër i mirë është se i gjithë ky film amerikan do të xhirohet në vendin tim – Prishtinë, Kosovë.
Faleminderit të gjithëve dhe suksese për ne”- thotë në postimin e tij Capital T.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: