Megjithëse u fut për herë të parë në parlament, ai është një deputetët më të përfolur. Pak për shkak të lidhjeve të tij familjare, pak edhe për shkak të lidhjeve personale. Klevis Balliu është një nga deputetët më të rinj të Kuvendit.
Deputeti i qarkut të Korçës ka bërë një rrëfim të hapur për jetën e tij tek emisioni i Rudina Dembacajt
“Mos i fol shoferit”. Ai ka treguar se në moshën 16-vjeçare ka punuar kamerier në Tiranë. “Unë kam qenë në punë që 16 vjeç, kam punuar kamerier tek Piaza”, tha deputeti Balliu.
Po ashtu ai ka treguar se si hyri në politikë nga një gabim, pasi hyri në zyrat e PD-së duke kërkuar të atin, Fahri Balliu.
“Në një rast nuk e gjeta babin dhe u futa tek zyrat e PD-së dhe gabimisht u futa dhe tek zyra e doktor Berishës”, tha deputeti i PD. Ai ka folur edhe për lidhjen me moderatoren Ilda Bejleri.
(m.k/BalkanWeb)