Donald Veshaj, aktori që mori vendin e dytë në Big Brother Vip vazhdon të mbajë në “ankth” ndjekësit e tij që ruajnë çdo lëvizje dhe postim të tij për të zbuluar çfarë po ndodh me jetën e tij private aq shumë të diskutuar brënda dhe jashtë shtëpisë.

I “detyruar” të qëndrojë në mes të Boratoreve dhe Trixatoreve,Donaldi lëshon sinjale por asnjëherë emra.

Sot në llogarinë e tij personale Instagram ka ndarë me ndjekësit promon e asaj që duket të jetë videoklipi i tij i ri.

“Unë e di që jam idiot,ama jam idioti jot” janë fjalët e shkëputura nga video me mbishkrimin:”Ok,unë duhet të bëja diçka”

Kaq u desh dhe fansat vërshuan në komente se kujt mund të jetë duke ja dedikuar këto fjalë,Borës apo Trixës?

Detaji që ndjekëset e tij kanë vënë re është se kur Donaldi ndodhej brënda shtëpisë i Ka thënë Semit se thënien “Idioti jot” ka dashur ta fuste në tekstin e këngës TL(Toxic Love) që e dinë edhe muret se ju dedikua Bora Zemanit.

A do mbarojë ndonjëherë kjo loja?
Anallim loje,anallim lojeee..!

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: