Njeriu i momentit në gjithë botën, Elon Musk ka zbuluar për herë të parë se vuan nga sindroma Asperger.

Sipërmarrësi i teknologjisë dhe një nga personat më të pasur në planet tha se e ka këtë sëmundje dhe është personi i parë që shfaqet me të tek Saturday Night Live.

Asperger është një është një çrregullim neuro-zhvillimor i karakterizuar nga vështirësi të konsiderueshme në ndërveprimin shoqëror dhe komunikimin joverbal, së bashku me modelet e kufizuara dhe të përsëritura të sjelljes dhe interesave.

S’ka si të jetë ndryshe me Elon Musk, themeluesin e Tesla Motors dhe Space X i cili ka një pasuri prej 166 miliardë dollarësh që e rendit të tretin më të pasur në gjithë botën .

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb