Edhe ish-lojtari i Partizanit dhe i Shqipërisë Ledio Pano nuk mbeti i kënaqur nga mënyra se si Kombëtarja jonë pësoi rënie në 1 vit e gjysmë nën drejtim nga Christian Panucci. Për “Sport News” (News 24), ai tregoi se dhe në kohën kur Partizani fitoi titullin kampion në 1993, lojtarët për të krijuar një klimë sa më miqësore në skuadër, luanin “kukafshehti” për të qenë sa më të miqësuar me njëri-tjetrin.

“Edhe në vitin kur fituam kampionatin (1993) luanim të gjithë kukafshehti. Bëhej rruga 4-5 orë dhe ndalonim rrugës 3-4 herë. Shtynim autubosin. Kjo bëhej për të patur klimë më miqësore në ekip. Sot futbolli është bërë më psikologjik.

Lista për kualifikueset? Para se të nisësh një fushatë eliminatoresh, duhet të zgjedhësh lojtarët më me emër dhe më në formë. Hera e parë që dëgjoj Mihajn dheBalliun. Si ka mundësi, që hera e parë i grumbullon në një ndeshje kualifikuese?!”, përfundoi Pano.

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb