Mesfushori kroat i Barcelonës, Ivan Rakitiç, ishte prezent krah trajnerit Ernesto Valverde në konferencën e sotme për shtyp, një ditë përpara gjysmëfinales së parë të Champions League, ku katalanasit do të presin në “Camp Nou” Liverpulin e Jurgen Klop.

“Idealja për ne do të ishte që të fitonim 5-0, por natyrisht e di që kjo është e komplikuar. Duhet të shënojmë dhe të qëndrojmë të ekuilibruar duke mos pësuar gol. Ne jemi të gjithë gati të ndjekim kapitenin tonë, Leo Mesin, ka fituar shumë dhe ka një dëshirë të çmendur që të fitojë ende. Liverpuli është një skuadër plot kualitete, por ne jemi të përqëndruar te vetja jonë”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb