Kim Kardashian ka pranuar së fundmi se do të ishte e gatshme të hante edhe jashtëqitje nëse do të dukej më e re.

“Do të provoj gjithçka,” tha ylli i “The Kardashians” për The Neë York Times në një intervistë të publikuar dje. “Nëse do të më thoshit se do të më duhej të haja jashtëqitje çdo ditë dhe do të dukesha më e re, mund ta bëja. Thjesht mund ta bëja,” tha ajo me shaka.

Natyrisht, nuk u desh shumë kohë që njerëzit të reagojnë ndaj komenteve të saj përmes rrjeteve sociale.

“Pse mendoj se kjo do të thotë se ajo tashmë e ka bërë,” pyeti një përdorues i Instagramit.

Kjo deklaratë përkoi me njoftimin e linjës së ardhshme të kujdesit ndaj lëkurës të Kardashian, Skkn by Kim, që do të lançohet këtë muaj. Dhe ironitë rreth kësaj nuk kishin fund në rrjet.

“A është jashtëqitja përbërësi aktiv në SKKN?” pyeti një person në rrjetet sociale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb