Sadio Mane është i dëshpëruar për sukses në Kupën e Kombeve të Afrikës këtë verë me Senegalin, aq shumë saqë ai do të ishte i lumtur të heqë dorë nga trofeu i Ligës së Kampionëve për ta fituar atë.

Futbollisti u kurorëzua kampion me Liverpulin që fitoi Kupën e gjashtë evropiane, por senegalezi asnjëherë nuk fitoi Kupn e Afrikës me Kombëtaren e tij dhe për Mane suksesi kombëtar do të thoshte edhe më shumë.

“Fitimi i Kupës së Afrikës me Kombëtaren do të ishte e mahnitshme”, tha ai.

” Kjo është ëndrra ime e madhe. Është në duart tona. Është e qartë se ne jemi një nga favoritët. Nuk është  e mjaftueshme për të marrë rezultate, por ne duhet të jemi në nivelin tonë më të mirë në çdo ndeshje”, u shpreh Mane.

(n.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb