Adriano, ish-futbollisti i Interit, vijon të përflitet për shkak të mënyrës sesi u largua nga futbolli duke patur parasysh se falë talentit të tij sot mund të ishte bërë një nga më të mirët të këtij sporti. Braziliani ka përdorur rrjetin social “instagram” duke akuzuar një grua se është ajo fajtorja për gjërat e këqija që i kanë ndodhur.

“E di se është dikush që po më bën një ‘macumba’ (magji), por nuk do të funksionojë sepse Zoti është më i madh. Është më mirë të merresh me jetën tënde. E di se bëhet fjalë për një grua, por unë nuk i mbaj inat, më vjen vetëm keq për të. Familja ime lutet për mua çdo ditë, unë i respektoj të gjithë dhe ti respekto të tjerët”.

Ky postim u fshi pas disa orëve nga “perandori”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: