FA (Football Association) ka informuar Totenhemin dhe Dele Alin nëpërmjet një komunikate zyrtare se ky i fundit është pezulluar me një ndeshje, ndëshkim që hyn në fuqi menjëherë, dhe me një gjobë prej 50 mijë stërlinash për shkak se ka thyer rregulloren me një postim në rrjetet sociale në muajin shkurt.

Ngjarja i referohet një ndodhhie në një aeroport, ku Dele Ali vë maskën dhe largohet nga një person aziatik duke i treguar atij shishen e dezinfektimit për duart, referuar gjithmonë faktit se në Vuhan ishte vatra e pandemisë së koronavirusit.

Vetë Deli Ali ka reguar në këtë mënyrë: “Si përgjigje e vendimit të FA, dua të kërkoj ndjesë për çdo sjellje timen që ka shkaktuar ofendim. Ishte një shaka që u keqinterpretua për shkak të virusit. Falënderoj FA-në që e nuk e interpretoi sjelljen time si raciste sepse unë urrej çfarëdo lloj forme të racizmit. Të gjithë duhet të jemi të përgjgjshëm dhe të vetëdijshëm për veprimet që bëjmë dhe sesi mund të perceptohen nga të tjerët”.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb