GREQI- Ndonëse ende nuk ka një version zyrtar për shkaqet e zjarrit në periferi të Athinës, ku deri më tani numri i viktimave ka shkuar në 80 dhe qindra të tjerë dyshohet se janë të zhdukur, kreu i Kishës Metropolitane të Aegialia, ka habitur me deklaratën e tij dhe po ngjall mjaft polemika në Greqi.

Përmes një postimi në blogun e tij personal, Prifti Amvrosiou ka shkruar se zjarri erdhi si pasojë e zemërimit të Zotit ndaj kryeministrit Aleksis Tsipras dhe stafit të tij ateist.

“Kryeministri dhe i gjithë stafi i tij ateist, ka ngjallur zemërimin e Zotit. Për shkakun tuaj Greqia po shkatërrohet”- ka shkruar Prifti grek duke e quajtur Tsipras një hipokrit.

Por në një reagim të Kryepeshkopatës së Athinës thuhet se prifti ka shprehur qëndrimin e tij personal dhe jo të Kishës.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: