TIRANE
Në një intervistë të fundit, Sabian Mejdini ka treguar shumë detaje nga jeta e tij personale, që nga momentet më të vështira dhe deri te karriera.

Këngëtari i prekur tregoi se e ka ndërruar emrin vetëm që të ndiente se nëna e ndjerë ishte pranë tij. “Kur fillova të kuptoja dhe të nxirrja videoklipin tim të parë, nëna ime ndërroi jetë, ka vdekur ditën e 8 marsit”.

“Dhe unë si vizionar që doja të dilja ndryshe, nëna ime quhet Shabane si do ta bëja dhe thura një emër që funksionoi shumë bukur, që më ka shoqëruar deri tani.

Nga Shabane në Sabian”, citon Top Channel fjalët e tij. “Kjo është një mënyrë që ta kisha pranë vetes gjatë gjithë kohës”, shtoi më tej këngëtari.

Që prej asaj dite këngëtari shprehet se çdo gjë ka shkuar siç duhet dhe se ka krijuar një karrierë të suksesshme e të bukur. Ndryshe, në të kaluarën, Sabiani ka treguar se emri i tij i vërtetë ka qenë Lorenc.

Sabiani mori pjesë në Big Brother Vip 1 dhe ishte një nga konkurrentët që e donin të gjithë aty brenda dhe e respektonin shumë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: