Samuel Eto’s që së fundmi është akuzuar për 10 vite e 6 muaj burg pasi akuzohet për mashtrim tatimor në periudhën 2006-2009, ka folur për dy ish-trajnerët e tij Mourinho dhe Guardiola. Sulmuesi i Kamerunit, që aktualisht aktivizohet me Antalyaspor në Turqi, ka folur kundra sistemit të lojës së teknikut portugez.

“Nuk mund të mbrosh tërë kohës,” tha Eto’o pas barazimit të Manchester United dhe Everton në Premier League këtë fundjavë.

Në një intervistë për Telefoot, sulmuesi që kur vishte fanellën e Interit ishte nën urdhrat e Mou-t, tha se nuk i mbështet metodat e tij.

“Jose ka ndryshuar shumë. Kur shkova tek Interi, zbulova një person të veçantë, pastaj tek Chelsea, e pashë që kishte ndryshuar. Ai pretendon të ringrejë United-in, por e para që duhet të bëjë është të gjejë mënyrën që ekipi të luajë futboll”.

Ndërsa për ish-trajnerin e tij tek Barcelona, Pep Guardiola, Eto’o çuditi me elozhet e tij, duke pasur parasysh që ishte katalanasi që e hoqi nga Barcelona.

“Pep ka gjithçka për të pasur sukses tek City. Për mua vazhdon të jetë trajneri më i mirë në botë. Ai gjithnjë do që ekipet e tij të luajnë futboll, dhe këtë ide e ka çuar edhe në Angli”

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb