Ekipi i Gremios do të luaj ditën e sotme në gjysëmfinalen e botërorit të klubeve ndaj skuadrës meksikane Paçuka. Por vëmendjen më të madhe përpara kësaj ndeshje e ka fituar trajneri i skuadrës braziliane, Renato Portalupi, i cili ka bërë një deklaratë interesante.

“Për atë që kam bërë në Gremio meritoj një statujë. Murinjo dhe Guardiola janë të mirë por do doja ti shikoja ata në drejtimin e ekipeve që kam patur unë. I kam premtuar time bije që një ditë do drejtoj kombëtaren e Brazilit”, shtoi më tej 55-vjeçari.

Portalupio

Por ajo më shumë bujë ka bërë deklarata e tij për jetën private, “Do doja ti thoja Pele-s që për çdo gol që ai ka bërë, unë kam zënë nga një femër. Kam pasur mbi 5000 femra dhe kam qenë më i fortë se Kristiano Ronaldo”. /PanoramaSport- http://www.panorama.com.al/sport/habit-trajneri-kam-pasur-mbi-5000-femra-dhe-kam-qene-me-i-forte-se-kristiano-ronaldo/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: