Pesë muaj më parë një 25-vjeçare në Marok, solli në jetë 9 fëmijë njëherësh, duke habitur jo pak opinionin publik.

Sot, për herë të parë janë publikuar fotografitë e nëntënjakëve, tashmë pak më të rritur. Mësohet se gjendja e tyre shëndetësore është shumë e mirë dhe janë të qetë dhe të lumtur në krahët e prindërve.

Kujtojmë se kur lindën, 4 djemtë dhe 5 vajzat u futën në inkubatorë dhe mbikëqyrën ditë e natë nga një ekip mjekësh.

Prindërit e fëmijëve, Halima dhe Kdarei, thonë se kanë një familje të madhe dhe janë tejet të lumtur për këtë.

Deri më tani, edhe për shkak të jehonës së madhe në mediat botërore, shpenzimet dhe burimet njerëzore për të mbajtur fëmijët janë paguar nga spitali në Marok, dhe pjesërisht nga qeveria e Malit, që do të vijojë të ndihmojë çiftin që çdo ditë i duhet të përdorë rreth 100 bebelina dhe të paktën 6 litra qumësht, shkruajnë mediat.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: