Komuniteti inovator shqiptar nëpërmjet projektit ”Hack The Crisis Albania” të financuar nga BE ka ofruar propozime dhe zgjidhje për situatën e koronavirusit në Shqipëri.

Arlind Haxhia dhe Valbona Koçi pjesë e projektit rrëfejnë për Neës24 se u përfshinë 200 pjesëmarrës dhe 40 mentorë duke u ndarë në 30 grupe por në fund u zgjodhën 3 propozime.

Ata shprehen se kishte propozime të ndryshme nga fushat e mjekësisë dhe ekonomisë por 3 dolën fituese dhe do të shpërblehen me 9 mijë euro si dhe do të konkretizohen.

VALBONA KOÇI: Është një projekt i BE dhe i financuar edhe nga Finlanda. Unë përfaqësoj inovacionin, të COOLAB Tirana. Financohet nga BE, Gjermania dhe Suedia. Ka për qëllim të përmirësojë ekosistemin e inovacionit dhe start- up. Mbështetet në dy shtylla, rritjen e kapaciteteve për aktorët e inovacionit, universitete, politikëbërësi.
Lidhja midis aktorëve por edhe homologë. Wshtë një aktivitet virutal inovativ. Wshtë instrument për të sjellë bashkë start- up dhe akademinë me industrinë dhe shoqërinë. Për të gjetur zgjidhje për shoqërinë siç ishte dhe kjo e COVID-19.
Projekti i inovacionit prej disa muajsh ka vijuar. Kishte një takim në shkurt, ky ishte i dytë. Hack The Crisis Albania është globale dhë është iniciuar në Estoni. Grup inovatorësh në mbështetje të shoqërisë dhe janë 40 vende tashmë.

ARLIND HAXHIA: Në vijim të asaj që tha Valbona, është format tërësisht online për herë të parë në Shqipëri. Arritëm të kishim një mbarëvajtje shumë të mirë. Ka shumë sfida sa i përket komunikimit dhe organizimit të aktiviteteve. U munduam të kishim sa më shumë strukturë dhe pjesëmarrës për të vijuar.
Kishim pjesëmarrës dhe mentorë nga Gjermania, Estonia dhe teknologjia na dha mundësi të përfshinim edhe diasporën në këtë periudhë sfiduese në këtë periudhë me COVID-19.

Sa pjesëmarrës u regjistruan?

VALBONA KOÇI: Ishte sukses i vërtetë pasi u fillua 10 ditë më parë, 1 javë më parë por falë organizatorë entuziastë dhe shumë partnerëve që ju bashkuan patëm një jesëmarrje shumë të lartë. Në datën e dorëzimit të interesit më 2 prill, ishin 200 të interesuar në 30 grupe që u nxitën të bashkoheshin në ekipe. Ekipet të ishin sa më diverse dhe background të ndryshme dhe kishin ide të ngjashme. Kishte 200 individë që më shumë se 20 ekipe finalizuan propozimet dhe kaluan filtrimit, më pas 10 dhe në fund 3 propozimet më të mira.

Cila ka qenë përjgigjia e komunitetit?
ARLIND HAXHIA: Ka qenë pozitive dhe e menjëhershme. Ndohi efekt domino kur lançuam thirrjen. Të gjithë filluan të angazhoheshin dhe të ishin pjesë e iniciativës. Kishim deri në 40 mentorë dhe 200 persona pjesëmarrës. Ishte ndjenja e përfshirjes për të gjetur zgjidhje dhe për të kaluar sa më mirë situatën.

Partnerët?
VALBONA KOÇI: Janë 2 kategori të ndryshme. E para janë institucionet dhe kishin mundësi të ofronin mentorë, njerëz të tjerë për të qenë mentorë. Mund të ofronin për të promovuar apo nëse kishin kapacitete të ofronin çmime në formate për fituesit. Mentorët janë ekspertë në ekonomi, IT,

Në fakt sot u prezantuan edhe 3 idetë fituese që do marrin edhe çmime monetare. 9 mijë euro që do ndahen në këto 3 ekipe dhe idetë të kristalizohen dhe të bëhen konkrete. 3 idetë fituese do të shkojnë në një Boot Kamp dhe të kthehen në start-up apo biznese në të ardhmen. Projeki i inovacionit krijon edhe lidhje, pra për t’u lidhur me njerëz të tjerë në botë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb