Gazetarja Klodiana Lala e ka cilësuar të vonuar mbledhjen e Këshillit të Sigurisë sa i takon sulmeve kibernetike në vendin tonë.

E ftuar në “Open” Lala tha se hackerat kanë shumë informacion në duart e tyre sa i takon sistemeve shqiptare.

Mes të tjerash ajo shtoi se prokuroria nuk i është përgjigjur sulmit kibernetik.

“Kam qenë në grupin e parë të gazetarëve që kam bërë thirrje që të mblidhej Këshilli i Sigurisë. Duhej të kishte pasur një reagim më të shpejt të qytetarët. Duhej të bëhej transparencë. Mbrëmjen e kaluar kemi pasur rrjedhje të të dhënave, databazë e punonjësve të policisë dhe ish-policë. Hackerat kanë informacion të bollshëm. Unë e konsideroj mbledhjen e e Këshillit Kombëtar të vonuar, pasi sulmi i parë është në 15 korrik. Hackerat kanë shumë informacion në duar. Prokuroria ka qasje të gabuar. Prokuroria shqiptare nuk ka bërë asgjë për t’ju kundërpërgjigjur sulmit. Në rastin konkret nuk ka ndodhur.”, tha Lala.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: