Ish-deputetja e LIBRA-s por dikur dhe e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi ka folur edhe për mundësinë e rikthimit të saj në politikë dhe më tepër në PS.

Ajo tha në “A show” në News24 se i ka realizuar detyrimet e saj ndaj popullit shqiptar, ndërsa për PS-në tha se nuk është një parti demokratike dhe se qeverisja e ka humbur moralin.

“Me atë çfarë ka eksperienca në Shqipëri janë dy raste partish të reja, fraksione dhe parti kret të reja si Libra. Detyrimet që kam ndaj popullit shqiptar i kam realizuar maksimalisht.
Nuk është parti demokratike qysh kur refuzoi të bëhej zgjedhja e kryetarit. Unë nuk e besoj se kjo qeverisje mund të vazhdojë sepse e ka humbur moralin”, tha Hafizi, e cila prezantoi edhe romanin e saj të fundit “Pika trëndafili”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb