TIRANE– Deputetja socialiste Mimoza Hafizi, në përfundim të mbledhjes së grupit parlamentar të PS tha se ka shtruar si problem në mbledhje situatën e krijuar me zgjedhjet në universitete. Hafizi tha se ka kërkuar informacion mbi lajmin e kërcënimit të akademikëve, si dhe ka kërkuar nga Qeveria të informohet mbi masat e marra për mbarëvajtjen e këtij procesi.

“Nuk ka ndodhur ndonjëherë në historinë e arsimit në Shqipëri, që banditizmi të afrohet kaq shumë me universitetin. Nëse ngjarja është e vërtetë, atëherë është e rëndë. Kërkova informacion për lajmin e kërcënimit të akademikëve. Na u tha se qeveria ka marrëdhënie të mirë me kandidatët, dhe prokuroria po heton. Kërkova të di se çfarë po ndodh në qeveri për të garantuar zgjedhje të lira në universitete. Përgjigjja ishte se Qeveria dhe MAS ka marrë të gjitha masat për një ecuri normale të procesit të zgjedhjeve në universitet dhe për të garantuar autonominë e tyre”, tha deputetja Hafizi.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: