I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Hafuz Domi, drejtor ADAD Malore, “Organizatë profesionale bujqësore me qëllim rritjen e kapaciteteve të prodhuesve në zonat rurale” ka folur për mbështetjen e bujqësisë përmes insturmentit të CoSolve dhe sfidat që e presin turizmin rural.

“Organizata jonë është mbështetur nga GIZ prej vitit 2015 e në vazhdim dhe po rrisim kapacitetet në rrjetin e zinxhirit të arrorëve. Pandemia preku edhe sektorin e bujqësië, duke ndikuar në disa aspekte. Le të ndalemi tek zinxhiri i furnizmit ushimor, fermerët u bllokuan dhe nuk punonin dot as në parcela, pati një çorientim. Por më vonë u reflektua nga Ministria dhe puna në bujqësi vazhdoi. Zinxhiri i furnizimit me impute bujqësore ishte normal. Si organizatë kemi vazhduar CoSolve, qoftë për shërbimet, informacionin, pandeminë, imputet që do përdorim dhe puna vazhdon normalisht në bujqësi. Kishte prodhim në treg dhe furnizmi fillon që nga parcela, pema, stallat, fushat, pastaj transporti, shpërndarja, tregu me shumicë e pakicë dhe deri tek konsumatori. Konsumatori pati rënie të konsumit, u mbyll turizmi, bujtinat, hotelet, që ishin konsumatorë të produkteve bujqësore. Edhe ne si konsumator bëmë planifikim të shpenzimit, ku në fruta dhe perime do ishte më i vogël.

Pati ulje të ardhurave të prodhuesve. Në periudhën maj-qershor, kastraveci pati humbje 11% nga eksporti. Rënie të konsumit të brendshëm, ndërsa eksporti u rrit në fruta dhe perime, ku në 2020 arriti në 14-15 % plus. CoSolve ishte instrument i gjetur dhe si çdo program i BE është koordinim i ndërthurur përms grandeve. Si organizatë kemi këshilluar që të aplikojnë qoftë prodhuesit. Përmes informacionit të saktë, edhe bizneset duhet t’i ndihmojmë se si të aplikojnë. Sektori i frutave është më i prekuri. Krahas pandemisë pati goditje edhe nga breshëri, duke shkaktuar humbje në tonelata në mollë dhe mandarina. Sivjet në janar dhe shkurt, eksporti i mollës ka rënie të theksuar. Turizmi rural ka patur më shumë turizëm ditor. Bujtinat, mund të aplikojnë në CoSolve, pasi aq kapacitete kanë në zonat rurale”-deklaroi Hafuz Domi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb