SHBA

Hailey Baldwin ditën e djeshme ka festuar 22 vjetorin e lindjes. Modelja e ka festuar ditëlindjen në shoqërinë e familjarëve dhe të partnerit të saj, Justin Bieber. Pikërisht për një rast të tillë dy familjet janë mbledhur bashkë për të festuar.

Mamaja e Justin, Pattie Mallette ka shpërndarë në Tëitter video nga festa familjare në të cilën shihet Justin i cili i sjell tortën bashkëshortes së tij e teksa po i bënte urimin, ia hodhi tortën në fytyrë.

Ndërsa vetë Hilary ka postuar disa foto në rrejetin social Instagram. Ashtu siç ishte e lyer me tortë ajo i ka dhënë një puthje pasionante Justin.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo është ditëlindja e parë që ata festojnë pas martesës së tyre. Sigurisht që kishte një tortë të dytë, qirinj të ndezur dhe një dëshirë nga Hailey.

Thuhet se ata janë duke jetuar momentin më të mirë në jetën e tyre, po gjejnë qetësinë tek njëri-tjetri dhe festa të tilla familjare i bëjnë më të lumtur.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb