Të paktën 20 persona janë vrarë dhe 24 të tjerë janë plagosur që nga 24 prilli për shkak të dhunës mes bandave në kryeqytetin e Haitit, Port-au-Prince.

Agjencia e Mbrojtjes Civile në Haiti bëri të ditur se më 24 prill nisën përleshjet mes bandave në 4 rajone të kryeqytetit.

Derisa Mbrojtja Civile paralajmëroi se dhuna mund të rritet dhe numri i të vdekurve mund të rritet, ajo u bëri thirrje politikanëve të ruajnë rendin publik.

Të paktën 12 shtëpi u dogjën në luftën për pushtet mes bandave dhe mijëra njerëz në rajon u detyruan të braktisin shtëpitë e tyre.

Pas vrasjes së presidentit të Haitit, Jovenel Moise, më 7 korrik 2021, lufta për pushtet midis bandave u intensifikua në vend dhe të paktën 20 persona u vranë ndërsa 24 u plagosën brenda 5 ditëve.

Bizneset dhe shkollat ​​në 4 qarqe të kryeqytetit ku vazhdoi të përhapet vala e dhunës, u mbyllën përkohësisht. Qytetarët protestuan përpara kryetarit të Bashkisë për të garantuar sigurinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb