Akademiku Artan Fuga me anë të një shkrimi në rrjete sociale ka analizuar performancën e Shqipërisë në “Eurovision”, ku përfaqësoheshim nga këngëtarja Ronela Hajati.

Akademiku, nuk i kursen notat e ironisë ku mes të tjerash thotë: “Kombinim i lartë i postmodernes, klasikes dhe popullores. Sapo gjuha e trupit kërkon të çlirohet, i hedhin napën, i lidhin duart me litar, i veshin futën për të qëruar patate!

Mos donin t’u nxirrte edhe ndonjë kafe në tabaka argjendi?”

Postimi i Artan Fugës:

Ouuu, bravo kjo Hajati në Eurovizion, ka bërë art, jo thjesht një këngë, shkallë e lartë kodifikimi estetik i shprehjes muzikore!
Kombinim i lartë i postmodernes, klasikes, popullores!
Pa asnjë kompleks kulturor. Më në fund! Mjaft me paraqitje gocash të mira, femrash të sunduara nga etika maçiste.
Sapo gjuha e trupit kërkon të çlirohet, i hedhin napën, i lidhin duart me litar, i veshin futën për të qëruar patate!
Mos donin t’u nxirrte edhe ndonjë kafe në tabaka argjendi?
Këta edhe Prometeun do ta kryqëzonin, do ta quanin hajdut të zjarrit të Perëndive. Turp! Hajdut!
Simbolikën artistike e marrin për histori të vërtetë!
Klithmë emancipimi, revoltë, dramë!

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb