TIRANE- Inspektimet e paplanifikuara ndaj biznesit, shikohen me shqetësim nga Inspektorati Qendror, që sipas kreut të tij Shkëlqim Hajdari duhet të shmangen dhe formalizohen.

Në takimin me dhomën Amerikane të Tregtisë, Hajdari tha se situata duhet të ndryshojë dhe në 75% të rasteve, sipas detyrimit ligjor biznesi duhet të njoftohet nga trupa e inspektorëve.

Një tjetër hallkë ku u ndal Inspektori i Përgjithshëm i Inspektoratit Qendror, ishte shmangia e korrupsionit, duke zgjidhur masën e gjobës zyrave të shtetit.

Nga ana tjetër ai kërkoi që dhe togat e zeza të jenë korrekte në vlerësimin e tyre, për të gjykuar drejt punën e inspektorëve.

Me rregulloren e re të inspektimit synohet të reduktohet korrupsioni dhe të rritet transparenca në proceset e kontrollit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb