TIRANË

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari akuzoi maxhorancën se është bërë njësh me krimin nga foltorja e parlamentit sot. Ajo tha se nuk kanë vlerë ligjet kur nuk ka vullnet për të luftuar krimin e organizuar. Duke folur për Elbasanin, zonën ku kandidon për deputete, Hajdari tha se çdo qytetar i di me emra grupet kriminale kurse kryeministri, ministri dhe kryeprokurori heshtin.

“Po amendoni një akt normativ që ka të bëjë me luftën kundër krimit të organizuar por pyetja që kam unë se çfarë vlere kanë këto ligje kur nuk ka vullnet për të luftuar krimin e organizuar. Çfarë vlere kanë këto ligje kur shteti është bërë një me krimin e organizuar.

Vij pas disa javësh nga Elbasani ku shikoj se çdo qytetar në atë vend i di me emra e mbiemra grupet kriminale. Nuk ka banor që nuk di se ku janë me vendndodhje, magazina, me detaje aktivitetet e 4 bandave që sot sundojnë Elbasanin. Të gjithë banorët kanë dijeni për aktivitetet kriminale. Si ka mundësi që ministri i Brendshëm nuk thotë asgjë, si ka mundësi që km dhe kryeprokurori nuk thotë asgjë mbi këto organizata kriminale. Si ka mundësi që ky shtet është gati ti marrë fshatarët nga qerret, t’i nxjerrë, t’i vërë taksa, t’i gjobisë dhe kur nuk paguajnë energjinë elektrike, ky është i njëjti shtet që vret të rinjtë nëpër lagje. Si ka mundësi që e njëjta qeveri nuk arrin dot të luftojë krimin e organizuar. Si mundësi që i njëjti shtet i çon taksidarët biznesit të vogël, duke iu vënë gjoba, godet padrejtësisht ata që punojnë në mënyrë të ndershme dhe e ka të pamundur të luftojë kriminalitetin”, deklaroi Hajdari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb