TIRANË

Kryetarja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike në Kuvend, Rudina Hajdari, ka vendosur të japë rrogën e saj mujore për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj mbrëmjen e kaluar në Shkodër, teksa një grup personash u përpoqën të dëmtonin materialet zgjedhore. Përmes një mesazhi në “Facebook”, deputetja Hajdari ka deklaruar se djegia e shkollës ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare.

“Djegia e shkollave në Shkodrën e kulturës dhe traditave ishte një traumë kombëtare dhe dhunë anti-shqiptare. Për këto arsye vendosa sot që pagën (rrogën) mujore t’a dhuroj për riparimin e dritareve të shkollës që u dogj dje në këtë qytet nga ata që nuk janë as demokratë dhe as socialistë por thjesht servilë të kryetarit dhe shpresojnë që në të ardhmen të shpërblehen me parimin: ‘Kush djeg dhe shkatërron më shumë bëhet drejtor ose doganier’. Le të jetë paga ime fillimi i një fushate ndërgjegjësimi nga çdo shqiptar që kërkon një Shqipëri si Europa”, shkruan ajo.

Hajdari
Hajdari

(d.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb