Pak pas fjalës së kryeministrit Edi Rama për rreth 1 orë nga foltorja e Kuvendit në lidhje me aktakuzat kundër presidentit Hashim Thaçi dhe Kadri Veselit, vjen një ndërhyrje nga deputetja e opozitës, Rudina Hajdari.

Kjo e fundit teksa theksoi se fjala e kryeministrit i preku të gjithë, pohoi se para së gjithash Rama duhej të merrej me krimet ne komunizmit në Kosovë. mes të tjerash ajo e krahasoi atë me diktatorin e Kubës, Fidel Kastro.

“Na preku të gjithëve, dhe për këtë nuk mund të themi asgjë. Por arsyeja se pse e mora fjalën është se zoti Rama mbajti një fjalim prej rreth një ore, më keq Fidel Castro që bën gjera makabre. Atë që nuk përmendet në këtë sallë. Hipokrizia në këtë Kuvend nuk është faj vetëm i Ramës, por i çdo kryeministri. Nuk mund të flitet për Kosovën, pa folur për viktimat e komunizmit. Nuk mund të flitet për atë qindra mijëra vetë, mes tyre fëmijë. Më vjen keq që nuk i kemi gjetur ata xhelatë dhe t’i fusim në burgje. Ne ia kemi bërë gjëmën këtij vendi. Të njëjtën gjë qe i ka bërë Serbia Kosovës. ndaj mos t’ju vijë keqa zotërinj deputetë, ta shohim të shkuarën tonë ashtu siç është dhe mos të kemi turp dhe ti themi disa të vërteta.”, tha Hajdari.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: