Kur na ndajnë vetëm pak ditë nga 18 tetori, datë në të cilën do të merret vendimi nëse do të çeljen negociatat për Shqipërinë apo jo, deputetja e opozitës Rudina Hajdari deklaroi se edhe PD po ndihmon në këtë proces.

Teksa ishte e pranishme në emisionin ‘Real Story’ në ‘News24’ Hajdari tha se PD po ndihmon vendin në këtë proces pasi nuk po mban protesta, ndërsa shtoi se demokratët e kanë humbur betejën.

Rudina Hajdari: Ambasada e SHBA, dhe zoti Palmer tha; nuk merremi me ata që janë fitimtarë apo humbës, por me interesat e Shqipërisë. Por e harruam shumë shpejt çështjen Tahiri. Kjo çështje ishte dështim. Sduhet te harrojme dhe deklaraten e ambasadës së SHBA, që vendimi per Tahirin ishte dështim për qeverinë. PD po ndihmon në hapjen e negociatave, pasi protesta nuk po bëjnë. Po i bashkohen kësaj beteje, pasi po e humbin. Duke parë që po e humbnin këtë betejë, ata janë pro. Ambasada e SHBA e vlerëson qëndrueshmërinë.

Ralf Gjoni: Unë dhe Hajdari jemi në parlament se e kemi të qartë se perëndimi nuk pranon zgjidhje dhe oferta ekstra institucionale. Asgjë nuk do të ndodhë pa votën tonë dhe pa vendimin tonë. Pala amerikane e di pazarin e radhës së këtyre te dyve. Ata nuk do të pranojnë pazaret e Ramës dhe Bashës. Ata kanë halle të tjera që do të dalin më vonë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: