TIRANË

Deputetja e opozitës parlamentare Rudina Hajdari ka shpërthyer sot në akuza në parlament ndaj maxhorancës. Hajdari renditi problemet e ditëve të fundit, teksa tha se shqiptarët janë ngopur me gënjeshtrat dhe se ajo që po ndodh në Kosovë do ndodhë dhe në Shqipëri.

“Sa taksa kanë paguar shqiptarët në 30 vite, do mjaftonin për një flotë me borëpastruese që do i kishte zili gjithë rajoni. ne mezi i kemi disa. Sa taksa kanë paguar shqiptarët në 30 vite do mjaftonin të kishin energji elektrike. Sa taksa kanë paguar për infrastrukturën do mjaftonin për të na i bërë më të lehtë jetën të gjithëve por kanë mjaftuar për tua bërë ju jetën më të lehtë. Për shqiptarët ka vuajtje, halle e më shumë taksa. Unë nuk mendoj se ju nuk do ngopeni ndonjëherë. Por kam besim tek shqiptarët që janë ngopur me gënjeshtrat tuaja. Ne do vazhdojmë të luftojmë për të rinjtë që të vijnë në politikë. karriera juaj e radhës nuk do jetë e lehtë sepse do përgjigjeni për të gjitha. Ajo që po ndodh në Kosovë do ndodhë dhe në Shqipëri. Ne nuk do lodhemi”, tha ndër të tjera Hajdari.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: