TIRANE- Deputetja Mimoza Hajdarmataj akuzoi sot ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri se është ‘arkitekti’ i dështimeve në rend dhe siguri, marrë shkas nga grabitja e ndodhur sot në një bankë të nivelit të dytë në Vlorë. Në një reagim publik ligjvënësja e djathtë pohoi se taksapaguesve shqiptarë po u grabitjen paratë që paguajnë nga xhepat.

“Miq,
Dështimi i rendit dhe sigurisë po njeh një “bum rezultatesh”, dështim pas dështimi !!!
“Arkitekti” Sajmir Tahiri ka firmën dhe vulën, në çdo projektim të këtij dështimi, por kostot dhe dëmet deri tani i kanë po i vuajnë taksapaguesit shqiptarë që një Zot e di formulën se si paratë e grabitura do paguhen nga xhepat e rrënuar të tyre. Grabitjet qeveritare kanë haraçin vetëm tek kursimet e qytetarëve, që me këtë pushtet po njohin vetëm mjerim dhe rrënim.

Këto aksione me goditje të orientuara e të përqendruara, nga vetë pushteti, duhet të kthehen axhendë jo vetëm e Komisionit të Sigurisë por edhe e seancës plenare, Këshillit të Sigurisë e Shërbimit Informativ. Shteti ka renë por popullin po e nxënë brenda rrënojat e Rilindjes. Nevojitet një reagim mbarëpopullor, sa të mos jetë vonë.”, citohet në reagimin e Hajdarmatajt.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: