Sot Partia Socialiste ka festuar 31-vjetorin e krijimit të Forumit Rinor Euro Socialiste, FRESSH.

Pas përfundimit të takimit me të rinjtë, organizuar në Amfiteatrin e Liqenit Artificial, kryeministri Edi Rama ka hapur krahët për të përqafuar një fëmijë.

Rama i thotë “Hajde këtu”, po fëmijë heziton t’i përgjigjet kërkesës së tij. Edhe pas insistimit të nënës së djalit, ai përsëri heziton.

Në një moment, teksa fëmija afrohet pranë kryeministrit, nis të qajë me ngashërim e të largohet. Të gjithë të pranishmit kanë nisur të qeshin nga episodi i ndodhur.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: