Kryeministri Edi Rama është shprehur sot në Kuvend se sa i takon projektit për Parkun e Butrintit është shumë krenarë, ndërsa ka falenderuar fondacionin amerikan i cili ka marrë përsipër këtë projekt.

“Në Butrint po kalohet në modelin e administrimit të parqeve kombëtare në botën e zhvilluar, për atë që merrni dhe e tundni këtu dhe e lexoni pa ditur ça flisni, është punuar me ekspertë ndërkombëtar, që e dinë mirë këtë fushë, qëllimi është që Butrinti të jetë park kombëtar që të rrisë fuqinë atraktive, të zhvillohet në sens të kërkimeve arkeologjike, të shërbejë dhe si hapësirë dije, dhe për të gjitha këto arsye dhe shumë të tjera që kushdo mund t’i studioje dhe t’i kuptojë, ne jemi shumë krenarë dhe falënderues Fondacionit shqiptar-amerikan që ka marrë përsipër ta bëjë këtë investim dhe që është kërkuar prej nesh që të jem i të qartë, dhe fondacioni ka pranuar dhe përveç këtyre, Butrinti do të jetë e para zonë që do hyjë në hartën e zonave pa asnjë % karboni, komplet zonë e gjelbër, me të gjitha aktivitetet e brendshme pa karbon, për të gjitha këto jemi shumë krenarë…”, u shpreh ai,

Në përfundim të fjalës Rama ka ironizuar deputetin e PD Edmond Spahon duke i thënë: Profesor hajdeni se do ju dëgjoj me vëmendje, dhe pse keni pasur një rrëshqitje të thellë së fundmi nga qëndrim  stabël te tatëpjeta anti-merikane, kështu që hajde tani dhe unë do mundohem të të mbaj që në rrëshqitjen tënde mos të shkosh fare ne greminë, së në greminë do shkoni ju po vazhduat t’i shkoni pas të vdekurit që kujtoni se është gjallë.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: