Detaje tronditëse dalin në dritë në lidhje me krimin që tronditi mbarë opinionin publik, ku Xhevahir Hoxha masakroi për vdekje Merushe Hazizajn, partneren e djalit të tij dhe më pas u vetëvra.

Në një lidhje telefonike për ‘Emisionin me zemër të hapur’ të autores Evis Ahmeti, xhaxhai i Fajton Hoxhës, vëllai i viktimës, tha se çifti duhej, ndërsa shtoi se nuk mund të ndërhynte pasi ishte në punë larg.

“Fajtoni e donte nusen. Atë ditë nuk ishte në shtëpi. Fatjoni sa iku në punë. Kur më vjen gruaja me vrap dhe më thotë; njofto fajtonin se nusja është në dhomë dhe po e vret Xhevairi. Unë isha në punë. Gruaja ime nuk ikte dot, se kemi një rrjetë teli aty. Derdhi më tha mua. Ata duheshin. Por se dija ça mendje kishte burazeri. Nuk di gjë nëse i ka dhënë leke vëllai im policëve.”, tha ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb