SHIJAK

Një hajdut është autori i vrasjes së Fiqiri Çallikut dhe plagosjes së vëllait të tij Fadil Çallikut në arën e tyre në Xhafzotaj të Shijakut. Vëllezërit ruanin prej ditësh arën pasi kishin rënë pre e një vjedhje më parë.

Saktësisht hajdutët hynin dhe merrnin misër. Gazetarja Klodjana Haxhiaj zbulon për BalkanWeb se ditën e sotme hajduti goditi me thikë Fiqiri Çallikun. Vëllai i tij pasi u shqetësua nga vonesa shkoi dhe edhe ai u ndesh me hajdutin prej të cilit mori goditje me thikë. Fadil Çalliku mundi të lajmërojë të nipin ose djalin e viktimës duke i thënë fjalët “Hajde tek ara e misrit se na vranë”.

Ai i transportoi në spital ku 65- vjeçari Fiqiri Çalliku ndërroi jetë kurse Fadil Çalliku po kurohet. Ata merren me bujqësi në Xhafzotaj dhe deri më sot janë njohur për një familje pa konflikte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb