Gjatë 72 orëve të fundit Belsh janë regjistruar disa vjedhje, mes tyre dy grabitje në familjet e biznesmenëve. ‘BalkanWeb’ mëson se vjedhja më e fundit është kryer në banesën në pronësi të shtetasit Gëzim Gjoshi, i cili zotëron disa biznese. Mësohet se hajdutët janë futur në banesën e tyre rreth orës 01:45 të së hënës dhe pasi kanë hapur kasafortën, kanë marrë prej aty paratë e mbledhura nga familja. Ata janë pikasur nga e zonja e shtëpisë pas zhurmave të shkaktuara gjatë kohës që kryenin vjedhjen.

Sapo ajo ka dhënë alarmin se në banesë ndodheshin hajdutë, autorët janë larguar, ndërsa imazhet e tyre janë fiksuar nga kamerat e sigurisë të instaluara në biznesin e familjes. Pamjet në fjalë i janë vënë më dispozicion policisë, e cila po punon për identifikimin e autorëve të dyshuar të kësaj vjedhje.

Po i njëjti grup personash dyshohet se ka kanë vjedhur dhe banesën e familjes së Gazmend Hysës, që gjithashtu merret me biznes. Familjet që janë bërë viktima të vjedhësve kanë denoncuar se u janë vjedhur disa miliona lekë si dhe sasi të konsiderushme eurosh. Ndërkohë që disa familje kanë denoncuar edhe raste të disa tentativa vjedhjesh, ndërkohë që policia në asnjë rast gjatë këtij muaji nuk ka arritur të identifikojë autorët e dyshuar të vjedhjeve apo të tentativave të vjedhjeve. Ndërsa zyrtarisht policia vendore në asnjë rast nuk ka konfirmuar për mediat rastet e denoncuara të vjedhjeve në Bashkinë e Belshit.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb