FIER

Në mes të ditës është grabitur një banesë në Peshtan të Fierit.

Autorët e vjedhjes kanë hyrë nga dritarja në banesën e shtetasit me inicialet L.F 66 vjec nga Peshtani Fier dhe kanë arritur të marrin një sasi prej rreth 500 mijë lekësh te vjetra dhe disa sende me vlerë.

Grabitësit kanë shfrytëzuar orarin kur dy bashkëshortët nuk kanë qenë në shtëpi, pasi sipas tyre ishin duke punuar bahcen mësohet se ata kanë hyrë dhe kanë marrë sasinë e lekëve që sipas denoncuesve janë lekët e pensionit mujor.

Dy të moshuarit kanë denoncuar në polici për këtë vjedhje ndërsa po punohet per identifikimin dhe kapjen e autoreve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb