Një djalë 12-vjeçar ia ka dalë më së miri të shpëtojë gjyshen e tij, nga një tentativë vjedhje.

Ngjarja ndodhi në shtëpinë e 73-vjeçares nga Karolina e Veriut, Linda Ellis. Ajo ishte duke qëndruar në shtëpi me të nipin, kur dy hajdutë u futën me forcë.

Ata i kërkuan të moshuarës para dhe e dhunuan, por në këtë moment, vogëlushi qëlloi me armë në drejtim të tyre dhe hajdutët u larguan me shpejtësi.

Njëri prej grabitësve, një 19-vjeçar me emrin Khalil Herring, u arrestua pranë shtëpisë së Ellis, pasi kishte marrë plagë në trup.

Më vonë, ai ndërroi jetë në spital nga plagët e marra, ndërsa gjyshja është jashtë rrezikut për jetën.

Polica tha se nuk pritet që ndaj të miturit të ngrihen akuza, ndërsa nuk dha informacione mbi hajdutin tjetër të përfshirë në ngjarje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb