Ylli i Anglisë, Rahim Stërling ka rritur sigurinë në shtëpi pasi grabitës të armatosur hynë brenda, kur e fejuara dhe fëmijët e tyre ishin në shtëpi.

Ekipi ofroi gjithashtu mbështetjen e tyre për sulmuesin e Çelsit. Gjithashtu çifti po mendojnë të rrisin edhe sigurinë e tyre personale.

Policia ishte në pronën luksoze të Sterling në Cobham, Surrey, gjatë fundjavës dhe siguria patrulloi aty deri në orët e vona të natës.

E fejuara e tij Paige Milian, 27-vjeçe, ishte në shtëpi me dy fëmijët e tyre kur banda mori orët me vlerë 300,000 paund. Stërling ka tre fëmijë, dy prej të cilëve me Paige.

Ai nxitoi për në shtëpi përpara fitores 3-0 të Anglisë ndaj Senegalit për të qenë pranë familjarëve të tij, që janë tronditur nga incidenti i së shtunës.

Nuk dihet nëse Paige është përballur me sulmuesit ose nëse ata u larguan kur kuptuan se dikush ishte brenda.

Grabitësit mund të ketë menduar se ajo dhe djemtë e çiftit, pesë dhe tre vjeç, ishin në Katar. Sterling u tha shefave të FA se duhej të shkonte në shtëpi. Lajmi se ia nuk do ishte pjesë e skuadrës u përhap pak para ndeshjes mes Senegal.

Ai mund të kthehet në Katar për çerekfinalen e së shtunës kundër Francës.

Trajneri Gareth Southgate u shpreh: “Prioriteti ynë është që të jetë me familjen e tij. Ne do ta mbështesim dhe do i japim kohën që i nevojitet. Ai ka ikur në shtëpi, s’dua ta vendos në presion. Ndonjëherë futbolli nuk është gjëja më e rëndësishme, familja duhet të jetë e para.”

Kapiteni Harry Kane shtoi: “Mendimet tona janë me të dhe familjen e tij. Është çështje private, por nuk është kurrë e lehtë të shohësh një nga shokët dhe miqtë e tu të përballet me diçka të tillë. Jam i sigurt se Raheem do të flasë me menaxherin dhe do të marrë vendimin më të mirë për të dhe familjen e tij. Kjo është gjëja më e rëndësishme. Shpresojmë ta shohim atë. sa me shpejt te jete e mundur.”

Para ndeshjes së parë të Anglisë, Paige postoi foto të dy djemve në një anije lundrimi në Doha.

“Kjo ishte e tmerrshme për të dhe padyshim traumatike për të gjithë familjen”, tha një burim pranë familjes. “Raheem është shqetësuar kur e ka dëgjuar. Të jesh larg kur partneres dhe fëmijëve kur në shtëpi kur hyn një bandë e armatosur është e papërshkrueshme. Janë marrë orë me vlerë rreth 300,000 paund. Policia ishte aty për disa orë.”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: