Analisti Artur Zheji foli sot në “Open” për një lajm që ka qarkulluar në muajin shtator, ku pretendohet se hajdutët janë futur në shtëpinë e kreut të SPAK, nuk kanë marrë asgjë, por kanë lënë diçka simbolike për t’i treguar se kanë qenë aty.

Duke folur për kërcënimet që Yuri Kim tha se i janë bërë SPAK, Zheji tha se nëse ky informacion është i saktë, tregon se Arben Kraja ka mbrojtje të dobët.

Artur Zheji:  Me këtë daljen e fundit të Yuri Kim, tani po më kryqëzohet një informacion, në fillim të shtatorit u përhap një thashetheme, por ndonjë herë është dhe legjendë e qëllimshme, që në shtëpinë e Zotit Kraja, megjithëse rojet i kishte zënë gjumi, kanë hyrë hajdutë që nuk vodhën asgjë, përkundrazi i kanë lënë një gjë simbolike, që ne kemi qenë këtu… kjo qarkulloi shumë fort si një përrallë nga e sotmja, pra vulnerabiliteti i mbrojtjes së kryetarit të SPAK. Për koincidence zotit Kraja i skadon afati, dhe askush s’ka dalë të konkurrojë për atë vend, dhe kam idenë se nuk kanë dalë sepse nuk e duan atë vend jo se nuk kanë qejf të jenë kryetar të SPAK. Yuri Kim thotë frikë e madhe. Mesa duket nga deklarime t e ambasadores Kim, do të thotë se ky kërcënim është bërë.

Dritan Hila: Janë kamerat e një vile tjetër që e kanë filmuar dhe e kanë publikuar

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: