LIBRAZHD

Një tjetër biznes është vjedhur në Librazhd. “BalkanWeb” mëson se hajdutët kanë vjedhur një biznes në fshatin Hotolisht të Njësisë Administrative Hotolisht, 8 km larg qytetit të Librazhdit.

Burime jo zyrtare raportuan se biznesi në pronësi të shtetasit Arif Alliu është vjedhur me thyerje gjatë natës së fundit nga të paktën dy persona.

Ndërkohë, gjatë natës së të martës u vodh një argjendari. Ndonëse ka pasur disa radhe në bashkitë e qarkut të Elbasanit, policia nuk ka dhënë asnjë informacion zyrtar në lidhje me ngjarjet. Pavarësisht se bizneset kanë ofruar dhe pamjet filmike ku shfaqen autorët e vjedhjeve, ndërsa deri më tani nuk ka asnjë të arrestuar.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: