DURRËS- Vjedhësit nuk kursejnë as shkollat ku mund të mësojnë edhe fëmijët e tyre. Gjatë natës së kaluar në lagjen numër 14 në Durrës, persona të paidentifikuar kanë vjedhur disa tableta dhe një pompë uji në ambientet e shkollës së mesme.

Policia ka kryer veprimet hetimore dhe procedurale në vendin e ngjarjes dhe po punon për identifikimin e kapjen e autorëve.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb