Pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për më shumë se 100 grabitje, një shqiptar 38 vjeç u arrestua në Gjermani. Ai kryente vjedhjet, kryesisht në zonën e Mainzit. Shqiptari, sipas policisë së shtetit gjerman, ishte praktikisht, hajduti më i kërkuar në Gjermaninë jug-perëndimore.

Rreth 5 vjet më parë, policia në Mainz vuri re se në zonë kryheshin shumë vjedhje. Metoda ishte gjithmonë e njëjtë: hajduti shponte kornizat e dritares dhe më pas hapte dritaret. Si pjesë e hetimit, policia siguroi gjurmë të ADN-së. Të gjitha krimet jaën kryer nga i njëjti autor.

Gjurmët u gjetën në më shumë se 100 skena krimesh në Rhineland-Palatinate, Baden-Uürttemberg dhe Hesse. Hetuesit e quajtën hajdutin “fantazmë” sepse nuk kishte asnjë provë të autorit të veprës penale përveç gjurmëve të ADN-së.

  • foto galeri

Policia franceze gjen autorin

Policia e Francës ka arritur që të gjejë identitetin e shqiptarit që ishte kthyer në tmerr të shtëpive. Autori ishte një 38-vjeçar shqiptar. I dyshuari më në fund u arrestua në Shqipëri.

Sipas policisë, 38-vjeçari ka kryer një sërë krimesh në drejtim të vjedhjeve e nuk dihet saktësisht sesa grabitje janë bërë nga ai. Në historinë e selisë së policisë në Mainz, nuk kishte asnjë autor që shkaktoi më shumë gjurmë të ADN-së sesa 38-vjeçari.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb