Kryeministri Edi Rama komentoi nga Përmeti sulmin e hakerave iranianë mbi sistemin e shërbimeve e-Albania.
Në fjalën e tij kryeministri u mundua ta justifikonte sulmin me përparimin e bërë në fushën e shërbimeve online.

Ai tha me ironi se ky sulm nuk mund të bëhej në qeverisjen e mëparshme, pasi dhe hakerat nuk dinin nga të na kapnim, ku duhej të pritej për orë të tëra në radhë për të marrë një certifikatë.

“U harruan ato që për të paguar faturën e Cezit duhet të rrije në radhë në shi dhe në diell, madje të jepje dhe ndonjë bakshish që të futeshe pa radhë.

U harruan gjithë ato radhë pasi u bë ajo që thamë, shtetin do ta kesh në xhep përmes telefonit. Sot 95% e shërbimeve janë online. U harrua gjithë ajo radhë dhe ai korrupsion, sepse sot e ka falas në xhep.

Po na sulmuan. Na sulmuan se po të ishim akoma te sportelet nuk do të dinin ku të na kapnin që të na sulmonin. Ishim vetë të sulmuar nga kthetrat e një shteti që i linte njerëzit në radhë për të marrë certifikatë

Sot jemi të zhvilluar në këtë fushë por jemi dhe të prekshëm. Sulmi nuk ja arriti qëllimit se dhe shërbimet u kthyen dhe jeta dhe puna vazhdoi”, tha Rama.

Për sa i përke inflacionit dhe gjendjes ekonomike, Rama tha se ajo është pasojë e agresionit rus në Ukrainë dhe shtoi se detyra e qeverisë është ta përballojë duke patur parasysh të sotmen dhe të nesërmen.

“Zgjedhjet nuk janë larg por nuk jemi këtu për të kërkuar votën, por për të ndarë me njerëzit disa gjëra që mendojnë që vlejnë në frymën e komunitetet, e bashkësisë, e familjes. Një familje që duhet të jetë bashkë në nivelin e popullit, rublave nuk kemi çfarë u bëjmë. Ka pas qenë një kompleks Ribla-Çorba, këta janë Rubla-Çorba. Flas për njerëzit, të jemi bashkë nuk do të thotë të votojmë të gjithë njësoj, por të mirëkuptohemi për disa gjëra që nuk janë opinione por janë fakte.

Sot, bota Evropa, vendi ynë, Përmeti, janë nën ageresionin e një lufte që ne as nuk e kemi planifikuar, as nuk e kemi filluar, as nuk e ndalojmë dot dhe një inflacioni lufte që ne duhet ta përbashllim dhe që qeveria duhet ta përballë duke patur parasysh të sotmen dhe të nesërmen. Njësoj si një shtëpi, që të na lejojë dhe nesër, jo t’i vëmë flakën shtëpisë se nuk e mbajmë dot më në këmbë” tha Rama.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb