SHBA – Një numër programesh të fuqishme për të infiltruar kompiuterat, të krijuara nga Agjencia për Sigurinë Kombëtare, NSA, janë bërë publike në mënyrë misterioze në internet. Nxjerrja e tyre mund të kompromentojë operacionet e zbulimit të kësaj agjencie dhe të vërë në rrezik informatat që përmbajnë rrjetet kompjuterike të qeverisë dhe korporatave amerikane.

Një dosje me programet për t’u futur ilegalisht në kompjutera u shfaq disa ditë më parë. Programet kanë aftësinë të çajnë sistemet mbrojtëse të kompjuterit, duke u dhënë mundësi hakerëve të marrin nën kontroll operimin e rrjetit dhe modifikimin e informacionit në të.

Agjencia e Sigurisë Kombëtare, NSA nuk ka bërë komente.
Programet u bënë publike nga një grup i quajtur Shadow Brokers – Ndërmjetësit e Fshehtë, i cili i ka ofruar për shitje për çmimin më të lartë. (voa)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb