Komisioni Evropian ka qenë viktimë e një sulmi kibernetik “në shkallë të gjerë” të enjten, është shprehur një zëdhënës.

Sulmi është ndaluar me sukses pa ndërprerje të shërbimit, megjithëse  shpejtësia e rrjetit është ngadalësuar për një kohë të shkurtër, shtoi më tej zëdhënësi i KE. 

Nuk ka raportime për marrje të dhënash nga sulmi kibernetik.

Sipas një punonjësi të Komisionit Evropian, asnjeri nuk mundi të punonte pasdite pasi nuk kishte internet për disa orë.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb