Një haker që njihet me emrin bRpsd ka sulmuar portalin ‘Dark Web’ të grupit mafioz shqiptar, që quhet “Besa”, duke hedhur të dhënat në rrjet e duke zbuluar kështu shërbimin e vrasjeve me pagesë.

Të dhënat u ngarkuan në internet në faqen Files.fm më 23 prill, duke kaluar më tej në shërbimin Siph0n, gjë që u vu në pah fillimisht nga Risk Based Security. ‘Softpedia’ gjithashtu shkarkoi të dhënat dhe u verifikoi përmbajtjen.

“Besa Mafia” është emri i organizatës më të madhe kriminale në Shqipëri. Organizata është shumë aktive në Evropë por ka pasur gjithashtu veprimtari edhe në kontinentet e tjera.

Detajet e nxjerra nga hakeri për përdoruesit dhe fjalëkalimi i administratorit të faqes

Një faqe në ‘Dark Web’ pretendon se përfaqëson këtë organizatë dhe paraqitet të ofrojë shërbimin e vrasësit me pagesë, për cilindo që kërkon të plagosë dhe madje të vrasë njerëz.

Të dhënat e vjedhura nga kjo faqe përmbanin 2 skeda CSV, që përmbanin 2,682 mesazhe personale dhe 38 porosi për vrasje. Për më tepër, të dhënat përmbanin një skedë ZIP që kishin 60 fotografi që mendohen të jenë persona të shënjestruar.

Hakeri gjithashtu nxori fjalëkalimin e administratorit të faqes, së bashku me të dhënta e 330 llogarive në këtë faqe. Të dhënat në Files.fm nuk i ka këto të detaje, por ato mund të gjenden ende në Siph0n.

Të dhënat e llogarive të përdoruesit përfshinin informacione si emër përdoruesi, fjalëkalime me nivel të lartë sigurie, adresa të postës elektronike (e-mail), të dhëna të hyrjes në llogari, dokumente identifikimi përdoruesish dhe statuse të përdoruesve.

Në videon e mëposhtme mund të shihni një nga aktet e grupit mafioz “Besa”.

Mesazhe të zbuluara të porositësve
Edhe pse përmbajtja e të dhënave ishte ‘mbresëlënës”, hakeri nuk i publikoi kurrë ato që zbuloi. Më poshtë ka një pjesë të porosive të vendosura në këtë faqe. Të dhënat janë përpunuar për të pasur vetëm tekstin.

“… ky është facebook-u i vet. futi një plumb koke. dhe nuk dua që trupi i saj të shihet në publik dhe ajo jeton me prindërit, kështu që është më mirë ta bëni punën kur ajo të jetë duke shkuar për në shkollë. dhe do të jetë më mirë në se e kryeni punën tuaj para të hënës që vjen”

“… Rriheni. Fotografinë mund ta shihni te facebook-u vet: [URL e hequr]

“ Rriheni keq fare që të nxihet dhe të ketë pak gjak, por mos i bëni më gjë. “Shënjestra është 173 centimetra i gjatë dhe i shëndoshë, por mund të kundërpërgjigjet egërsisht kështu që përdorni sulm të papritur pa e lënë të reagojë. Shënjestra zakonisht del shëtitje gjatë natës ose vonë në mbrëmje. Do të bëj që ai të dali nga shtëpia kur të jeni gati dhe të dini ku ta rrihni. Adresa e tij është [e hequr] Në porosinë tjetër do të jap një punë për të bërë vrasje. Bëni këtë punën më rrahje njëhërë para se të vrisni atë tipin tjetër. ”

“ Nga e hëna në të premte ajo sjell një nga fëmijët e tyre në kopësht. Duke i sjellë te kjo ndërmjet orës 8 dhe 9 të mëngjesit. I merr ndërmjet orës ora 1 dhe 2 të drekës. Dua t’i jap asaj si mesazh “paguaj borxhin” në gjermanisht (Bezahl deine schulden). ”

Ueb faqja e “Besa Mafies” e pranon që bashkëpunon me policinë
Një tjetër varg mesazhesh, akoma më interesantë zbuluan se pronarët e faqes zakonisht u përgjigjeshin pyetjeve nga autoritete vendore dhe bashkëpunonin me hetime policore. Ja disa nga bashkëbisedimet

“Bëjini me dije [e hequr]@gmail.com të na kontaktojnë në lidhje me informacione për një vrasje të mundshme të një personi në Watuaga, Tx. Kemi informacione që na u kaluan nga komisariati i policisë i Iirving, Tx. A mund të na jepni porosisë për vrasje që synon klienti, të dhënat për të kontaktuar atë si edhe vlefshmërinë e takimeve me vrasësit tuaj të rremë.”

“Faleminderit për përgjigjen tuaj të shpejtë. Ju lutem na dërgoni edhe një e-mail bosh në adresën ton elektronike [e hequr]@sigaint.org që të mund të merremi drejtpërdrejt me këtë person. Ju lutem thojini atij se ka një vëlla që është i disponueshëm. Ky duhet të jetë komunikimi i fundit që duhet të keni me ne, dhe jemi në gjendje ta marrim përsipër këtë gjë pasi mund të kontaktojme direkt me klientin. Gjithashtu, a mund të na dërgoni fotografinë që ju ka dhënë klienti? (ju mund të na e sillni atë direkt në adresën tonë elektronike nëse nuk e sillni nëpërmjet faqes). Mundet të na dërgoni edhe deklaratën që bëri ai për sa i përket “kërkesës për alternativa lokale”? Duke qenë se çështja e kohës është kritike, ju lutem bëni që klienti të na kontaktojë sa më parë që të jetë e mundur. Faleminderit përsëri. ”

“ Për gjëra të tjera ju lutem përdorni [e hequr]@ic.fbi.gov dhe vendosni “BesaMafia” në rubrikën e subjektit. Në këtë mënyrë informacioni juaj do të dërgohet aty ku duhet. Faleminderit.”

Dhe gjërat bëhen akoma më të çuditshme, ndërsa administratorët fillojnë të pranojnë se faqja është e rreme, dhe të thonë se janë një grup programuesish nga Evropa

“Përshëndetje, Po, është e saktë. Ne marrim porosi për të vrarë njerëz nga e gjithë bota, ndërkaq faqja jonë është e rreme dhe ne nuk kemi vrasës me pagesë. Ne ua kalojmë porositë komisariateve të policisë kur gjejmë shënjestrat. [e hequr]@gmail.com është një nga e-mail-et tona në google, ne e përdorim për t’i dërguar policisë porosi vrasjesh”

“I gjithë informacioni që morëm nga ai tip u vu në dispozicion të Komisariatit të Policisë nga janeblondesexy, tipi ka kërkuar të takohet me vrasësin tonë të rremë më pagesë por ne kemi refuzuar, ne nuk kemi ndonjë personal që të takohet me klientët”.

“Ne jemi një ekip programuesish që jetojmë në Evropë, dhe ne e kemi bërë këtë faqe që të tërheqim kriminelët, për të luftuar krimin dhe kriminelët ”

“Ne do t’i dërgojmë të gjitha porositë nga Teksasi në këtë adresë elektronike. Ne jemi të gatshëm të punojmë me FBI-në dhe t’u japim atyre informacione nëse duan. Sepse siç u tha kjo faqe është që t’ua hedhë kriminelëve dhe t’u marrë lekët. Ne i denoncojmë për dy arsye:

– për të ndaluar vrasjet, kjo është morale dhe e drejtë
– për të shmangur që të fajësohemi për paramendim apo pjesëmarrje në vrasje, nëse kapemi”

Pavarësisht deklaratave të mësipërme, administratorët e faqes mund të donin të çonin në rrugë të gabuar hetuesit, duke thënë se kanë shërbim të rremë, dhe deklarata duhet parë si shaka. Megjithatë, këto dhe mesazhe të tjera treguan një gatishmëri për të dhënë informacione mbi personat që porosisin vrasje, nëse do të pyeteshin nga policia

Për sa i përket reputacionit të serverit, Risk Based Security ka vënë në pah se disa persona e kanë falënderuar publikisht faqen e Besa Mafies për shërbimet e tyre, ndërsa të tjerë thonë se ato janë një mashtrim. /softpedia/

(il.si/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: