Arabia Saudite e ka hakuar telefonin e pronarit të gazetës “Washington Post”, Jeff Bezos, dhe ia ka marrë të dhënat që ndodheshin në të.

Këtë pretendon se e ka zbuluar hetuesi Gavin de Becker, që u ngarkua me punë nga Bezosi, për të zbuluar se si mesazhet e tij private janë publikuar online.

Sipas këtij hetuesi, ndërhyrja në telefonin e një prej njerëzve më të pasur në botë është e lidhur me raportimet e gazetës “Washington Post” për vrasjen e gazetarit saudit, Jamal Khashoggi.

Arabia Saudite ende nuk i ka komentuar këto dyshim.

De Becker ka bërë të ditur se tashmë ua ka dorëzuar gjetjet zyrtarëve amerikanë të drejtësisë për shefin e tij, i cili gjithashtu është pronar i “Amazonit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb