Massimiliano Allegri kaloi tre javët e fundit duke dëgjuar shumë gjëra mbi të ardhmen e tij, aftësitë si trajner, shumë pikëpyetje të cilat e vendosën jo pak në siklet. Në asnjë moment, askush nga radhët e Juventusit nuk u dorëzua pas humbjes 2-0 në “Wanda Metropolitano”, mbi të gjitha Allegri që me qetësi konfirmoi se është një trajner i mirë për të mos thënë një trajner i madh.

Allegeri
Allegeri

Ajo që bëri kundër Atleticos ishte një kryevepër taktike. Ndryshojë modulin nga 3-5-2 në 4-3-3, rrezikojë jo pak duke e vendosur mbrojtjen me 4, ku një vend si titullarë mori Spinazzola. Sërish i besojë instinktit të tij, doli kundër rrymës dhe la në stol Dybalan. I besojë një pozicion kyç Emre Can, e vendosi si ndërlidhës ndërmjet mbrojtjes dhe mesfushës, loja e Can i dha mundësi lojtarëve të krahut të shtynin shumë përpara. Bernardeschi ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë, xholi i Allegrit, i dha detyra me sulmuese, italiani ia shpërbleu pasi dhurojë një asist në golin e parë dhe fitoi penalltinë në të 86-tën.

Cristiano Ronaldo Juventus Champions League 1qam5o5lzojlo1b00td72vh3zq
Cristiano Ronaldo Juventus Champions League 1qam5o5lzojlo1b00td72vh3zq

Ndalemi pak tek Ronaldo. Të kesh në dispozicion një lojtarë si Ronaldo është shumë, por kjo nuk do të thotë që e gjithë taktika e lojës të spostohet tek një lojtarë, qoftë ky Ronaldo. Allegri u tregua i zoti duke lënë CR7 të lirë, të bënte çfarë të donte në fushë. E gjithë kjo ishte në aspektin taktik por përpara një sfidë të tillë duhet të punosh më shumë në aspektin psikologjik. Pas zërave të shumë nuk ishte e lehtë të motivojë skuadrën, këtë Allegri e bëri shumë mirë, në fushë ishin 11 gladiatorë, të motivuar në maksimum.

Allegri Juve Atletico 120319
Allegri Juve Atletico 120319

12 marsi do të kujtohet gjatë në Torino, mbase tifozët e pagëzojnë me ditën e Shën Massimilianos. Dilema e fundit që duhet të marrë një përgjigje është e ardhmja e tij. Me Zidane që pranoi stolin e Realit, Juventus mund të vijojë ti besojë trajnerit që ka në stol, Masimiliano Allegri.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: